Allegri: Është e vështirë që ti fitojmë të gjitha, janari dhe shkurti do të jetë...

Allegri: Është e vështirë që ti fitojmë të gjitha, janari dhe shkurti do të jetë...

10:46, 22/12/2021

Juventusi ka shënuar fitoren e katërt në 5 ndeshjet e fundit në kampionat.

“Morata u nervozua sepse Cagliari ishte mbyllur në mbrojtje dhe prandaj preferova të vendos Kean në qendër. Nuk kemi shumë goleadorë në mesfushë, pres gola nga McKennie dhe Rabiot.

Bernardeschi luajti shumë mirë, por na duhen gola nga mesfushorët dhe nga goditjet e dënimit”, ka thënë tekniku Allegri në përfundim të sfidës kundër Cagliarit.

Bardhezinjtë mbyllen vitin me fitore, por në janar do të fillojë sprova e vërtetë, ku do të luajnë 4 takime direkte përballë rivalëve në Serie A.

“Do të doja që të shkonim në shkurt me këtë diferencë, që të mund të luftonin për një vend në 4-en e parë. Pasi të kemi kaluar takimet direkte të kësaj periudhe do të jetë më e lehtë.

Është e vështirë që ti fitojmë të gjitha. Janari dhe shkurti do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për sezonin tonë”, ka vazhduar tekniku.

Allegri ka arritur 252 fitore si trajner në Serie A: “Është një arritje e rëndësishme, por është meritë e lojtarëve”, ka përfunduar tekniku i Juventusit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco