Po festonte golin, Balotelli e uron shokun e tij në mënyrë të dhimbshme: Një shkelm kokës...

Po festonte golin, Balotelli e uron shokun e tij në mënyrë të dhimbshme: Një shkelm kokës...

10:14, 22/12/2021

Italiani Mario Balotelli, ndonëse luan larg syve të futbollit më të mirë europian, në mënyrën e tij e ka uruar shokun e skuadrës për golin ndaj Galatasaray-t dhe me atë rast e ka goditur, besoni apo jo, me shkelm në kokë.

Skuadra e tij Adana Demirspor mundi 2-0 Galatasarayn në shtëpi dhe heroi i skuadrës ishte 21-vjeçari Yunus Akgun i cili shënoi dy gola në vetëm pak minuta në fillim të pjesës së dytë.

Pasi shënoi golin e parë, Balotelli iu afrua shokut të skuadrës dhe e goditi me shaka në kokë. 

Një lëvizje të tillë e kemi parë tashmë në vitin 2011, kur Zlatan Ibrahimović goditi në kokë Antonio Cassanon gjatë festimit të titullit të Italisë me Milanin.

Është e qartë se as në këtë shembull nuk ka pasur qëllim të keq me Balotellin dhe futbolldashësit janë mësuar që ky sulmues të bëjë lloj-lloj 'budallallëqesh' në fushë.

Pasi Akgun shënoi golin e dytë pesë minuta më vonë Balotelli e përqafoi dhe kështu festoi me të.

Adana Demirspor pas kësaj fitore ka 29 pikë dhe aktualisht është në vendin e katërt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco