Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

E konfirmuar: Presidenti i CAF tregon kur do të zhvillohet Kupa e Afrikës

E konfirmuar: Presidenti i CAF tregon kur do të zhvillohet Kupa e Afrikës

10:03, 22/12/2021

Nuk do të ketë as shtyrje dhe as anulim.

Kupa e Afrikës 2022 do të zhvillohet në datat që ishte programuar.

Patrice Motsepe, presidenti i Konfederatës afrikane, ka konfirmuar zhvillimin e turneut në janar-shkurt në Kamerun, pavarësisht emergjencës covid që shqetëson disa klube europiane.

“Unë do të shkoj në Kamerun në 7 janar për të parë futboll. Do të jem në stadiumin “Olembé” në datën 9 janar bashkë me familjen për të ndjekur ndeshjen Kamerun-Burkina Faso”, ka deklaruar numri një i CAF, pas një takimi me presidentin e Kamerunit, Paul Biya.

“Varianti Omicron është një sfidë e madhe, askush nuk do të pranohet në ndeshje pa tamponë”, ka përfunduar Motsepe, duke konfirmuar vendimin e organizatorëve, që ata që do të ndjekin ndeshjet duhet të jenë të vaksinuar ose të tregojnë se nuk janë të infektuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco