Willian flet pa dorashka: Nuk isha i lumtur te Arsenal, iu luta agjentit të më largonte

Willian flet pa dorashka: Nuk isha i lumtur te Arsenal, iu luta agjentit të më largonte

15:50, 21/12/2021

Aventura e Willian në klubin e Arsenal nuk shkoi aspak sipas pritshmërive. Braziliani u transferua me kosto zero te topçinjtë nga Chelsea në vitin 2020, teksa ishte një nga futbollistët më të vlerësuar në radhët e bluve.

Megjithatë, në Emirates, sulmuesi anësor nuk ia doli të jepte më të mirën, ndërsa së fundmi ka zbuluar se në këtë pjesë kanë ndikuar edhe mesazhet nga fansat e Arsenal të cilët për çdo gabim tregoheshin të ashpër me të. 33-vjeçari, i cili qëndroi te The Gunners vetëm për një sezon, tashmë është kthyer në Brazil te skuadra e Corinthians teksa shprehet se pas tre muajve te Arsenal iu lut menaxherit të tij ta largonte nga klubi.

“A më rëndonte e gjithë ajo urrejtje e tifozëve të Arsenal në rrjetet sociale? Po, shumë. Mendoj se vinin ngaqë unë isha transferuar nga Chelsea dhe në disa raste nuk po jepja më të mirën. Por, nuk isha i lumtur dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse nuk po performoja në nivelin tim. Nuk dua të futem në detaje, por mjafton që nuk isha i lumtur.

Në fillimi po, isha i motivuar, doja të bëja mirë sepse isha në një klub të ri, me shokë të rinj dhe me një projekt të ri. Por, pas tre muajsh iu luta menaxherit të më largonte nga Arsenal. Nuk dua të flas keq për klubin pasi është një klub i madh, ka një histori të madhe dhe lojtarë me famë kanë luajtur aty. Por, nuk funksionoi për mua dhe padyshim ishte momenti më i keq në karrierë.

Unë hoqa dorë nga shumë para, por ndonjëherë ato nuk janë gjithçka. Mendoj se është më e rëndësishme të jesh i lumtur dhe të shkosh me dëshirë në stërvitje, unë nuk e bëja këtë te Arsenal. Për mua është e padrejtë të qëndrosh në një vend ku nuk je i lumtur vetëm për para, ndaj u largova”, thekson Willian i cili në 25 paraqitje për topçinjtë shënoi vetëm një gol.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco