Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet europiane, 'Vaterloja' e të majtës

VIDEO/ Ronaldinho dhe Romario provuan një sport ndryshe, fansat u mahnitën nga performanca e tyre

VIDEO/ Ronaldinho dhe Romario provuan një sport ndryshe, fansat u mahnitën nga performanca e tyre

15:30, 21/12/2021

Futbollistët legjendar brazilianë Ronaldinho dhe Romario  ishin pjesë e një turneu të zhvilluar në një plazh në Rio de Zhaneiro, ku treguan edhe një herë tifozëve se nuk kanë humbur asnjë nga magjitë e tyre me topin.

Yjet në pension kënaqën të pranishmit, por edhe treguan respekt për njëri-tjetrin me përshëndetje dhe përqafime, pavarësisht se atë ditë ishin rivalë.

Ronaldinho dhe Romario u shfaqën në një turne ndërkombëtar në "footvolley" , një sport që ndërthur aspektet e volejbollit në plazh dhe futbollit.

Në fund, fitoren e morën Romario dhe bashkëlojtari i tij, të cilët bënë më mirë në këtë ndeshje.

Kujtojmë se Ronaldinho doli në pension në vitin 2015 dhe tifozët e futbollit e kujtojnë më së shumti për lojën e zhvilluar në Barcelonë me të cilën fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2006.

Romario, nga ana tjetër, ka luajtur për një sërë klubesh në karrierën e tij dhe ishte lojtari i kombëtares braziliane që fitoi Kupën e Botës 1994 në Shtetet e Bashkuara.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco