FOTO/Si lojtarët e Tiranës futën në 'kurth' trajnerin Shehi në prag të derbit me Partizanit

FOTO/Si lojtarët e Tiranës futën në 'kurth' trajnerin Shehi në prag të derbit me Partizanit

14:36, 21/12/2021

Tirana është duke bërë përgatitjet e fundit për sfidën derbi ndaj Partizanit, e cila do të luhet mbrëmjen e së enjtes në orën 19:45 në stadiumin “AIR Albania”.

Në seancën e sotme lojtarët bardheblu i kanë punuar një rreng trajnerit Orges Shehi duke thënë se nuk do të stërviteshin ditën e sotme dhe tekniku 44-vjeçar ka mbetur i shtangur nga gjithë kjo.

Por më pas u kuptua që ishte një rreng dhe Shehi është surprizuar nga lojtarët me fanellën me dedikim me numrin 100, shifër kjo ku durrsaku e arriti në ndeshjen me Teutën.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco