Leonardo nuk jep siguri për të ardhmen e Mbappe: Kylian është i frikshëm

Leonardo nuk jep siguri për të ardhmen e Mbappe: Kylian është i frikshëm

09:39, 17/12/2021

Në më pak se 15 ditë, Kylian Mbappe do të jetë i lirë të negociojë me skuadrën ku dëshironte vijojë karrierën e tij si futbollist.

Ndërkohë që vetë lojtari shmang komentet mbi të ardhmen në intervistat për media të ndryshme, drejtori sportiv i parizienëve, Leonardo, ka nisur të japë sinjale dorëzimi.

Braziliani tashmë e pranon se nuk është i sigurt nëse 22-vjeçari do të qëndrojë në Paris.

Braziliani mbajti një fjalim, pasditen e së enjtes, për menaxhimin e sportit në Universitetin e Sorbonës dhe u pyet për atë që pitet të ndodhë me Mbappe.

“Çfarë të thuash për Mbappe. Kylian është i frikshëm. Ai është i ndryshëm, unik. Epo, ju e dini se çfarë duam ne… Do të shohim”, u shpreh Leonardo mbi të ardhmen e talentit francez.

Fjalët e Leonardos ndryshojnë shumë krahasuar me atë që tha shtatorin e kaluar se nuk e mendonte që Mbappe do të largohej nga Parisi qershorin e ardhshëm.

As lojtari, as PSG nuk kanë folur muajt e fundit për një rinovim të mundshëm.

Edhe pse “L’Equipe” konfirmoi këtë javë se janë riaktivizuar bisedimet për vijimin e bashkëpunimit, skenari më i mundshëm dhe më i besueshëm është që sulmuesi të largohet në verë.

Destinacioni i tij do të Reali i Madridit, klub që po qëndron i qetë, pasi, nga sa kuptohet, “Los Blancos” e kanë “vulosur” prej kohësh marrëveshjen me lojtarin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco