Premier League kthehet në 'vatër infektimesh', anulohet dhe një tjetër ndeshje

Premier League kthehet në 'vatër infektimesh', anulohet dhe një tjetër ndeshje

21:10, 16/12/2021

Ndeshje të Premier League, të cilat ishin programuar për tu zhvilluar këtë fundjavë janë shtyrë për shkak të shpërthimit të infektimeve me Coronavirus në shumicën e klubeve të kampionatit anglez.

Më herët gjatë ditës u njoftua se ndeshja e Manchester United kundër Brighton, që do të luhej të shtunën u shty, ndërsa gjatë mbrëmjes Premier League konfirmoi se edhe 4 takime të tjera nuk do të luhen.

Sfidat Southampton – Brentford, Watford -Crystal Palace, West Ham United -Norwich City dhe Everton – Leicester City janë shtyrë. Nga 10 ndeshjet që ishin programuar për tu luajtur këtë fundjavë, tashmë kanë mbetur vetëm 5 takime për tu luajtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco