Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Shorti i Ligës së Kombeve/ Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët. 'Grup ferri' në Ligën A

Shorti i Ligës së Kombeve/ Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët. 'Grup ferri' në Ligën A

19:02, 16/12/2021

Është hedhur në Nyon të Zvicrës shorit për edicionin 2022-2023 për Ligën e Kombeve.

Kombëtarja shqiptare, e cila bën pjesë në Ligën B, mësoi rivalët e saj për këtë kompeticion, ku do t’i duhet të ndeshet me Rusinë, Izraelin dhe Islandën.

Ndërkohë, Kosova ka rënë në një grup të vështirë në Ligën C, pasi rivale do të ketë Irlandën e Veriut, Greqinë si dhe fituesin e sfidës play-off mes Qipros dhe Estonisë.

Ndeshje interesante do të ketë në Ligën A.

Grupi i vdekjes është Grupi 3 ku do të përballen Italia, Gjermania, Anglia e Hungaria,.

Interesant do të jetë edhe Grupi 2, ku Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit do të ketë punë me Spanjën e Portugalinë.

Shorti:

Liga A

 

Grupi 1: Austri, Kroaci, Danimarkë, Francë

 

Grupi 2: Republika Çeke, Zvicra, Portugalia, Spanja

 

Grupi 3: Hungari, Angli, Gjermani, Itali

 

Grupi 4: Uells, Poloni, Holandë, Belgjikë

 

Liga B

 

Grupi 1: Armenia, Republika e Irlandës, Skocia, Ukraina

 

Grupi 2: Shqipëri, Izrael, Rusi, Islandë

 

Grupi 3: Mali i Zi, Rumania, Finlanda, Bosnja dhe Hercegovina

 

Grupi 4: Slloveni, Serbi, Norvegji, Suedi

 

Liga C

 

Grupi 1: Ishujt Faroe, Lituani, Luksemburg, Turqi

 

Grupi 2: Qipro ose Estoni, Kosovë, Greqi, Irlandë Veriore

 

Grupi 3: Kazakistani ose Moldavia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Sllovakia

 

Grupi 4: Gjibraltar, Gjeorgji, Maqedonia e Veriut, Bullgari

 

Liga D

 

Grupi 1: Letonia, Andorra, Kazakistani ose Moldavia, Lihtenshtajni

 

Grupi 2: San Marino, Qipro ose Estoni, Maltë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco