Ceferin: Nuk ishte një gabim njerëzor, por një gabim i UEFA-s

Ceferin: Nuk ishte një gabim njerëzor, por një gabim i UEFA-s

18:51, 16/12/2021

Numri një i UEFA-s, ka komentuar shortin e Champions, ku u desh përsëritja e tij për shkak të gabimit të ndodhur.

Aleksander Ceferin, në vigjilje të shortit për UEFA Nations League, ka komentuar edhe ngjarjen e kësaj jave në lidhje me klubet.

“Varemi nga teknologjia dhe ndoshta duhet të kemi më pak varësi prej saj. Nuk ka qenë një gabim njerëzor, por një gabim i UEFA-s. Për këtë, u kërkojmë falje të gjithëve”, ka thënë kreu i UEFA-s.

Më tej ai ka shpjeguar edhe gabimin e ndodhur në shortin e Championsit.

“Jemi informuar se diçka nuk funksionoi i duhet me softuerin. Menjëherë, UEFA ka kontaktuar furnitorin e softuerëve dhe u vendos që shorti të përsëritej.

Ishim transparentë për çfarë ndodhi dhe duhet të gjejmë zgjidhje për të ardhmen që të mos përsëritet”, ka deklaruar Aleksander Ceferin.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco