Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet europiane, 'Vaterloja' e të majtës

Vajza e Maradonës nuk është lejuar të hyjë në stadiumin e Napolit

Vajza e Maradonës nuk është lejuar të hyjë në stadiumin e Napolit

17:15, 16/12/2021

Vajza e futbollistit legjendar argjentinas Diego Armando Maradona, Dalma, ndodhet në Napoli ku po realizohet një dokumentar për të atin, por nuk lejohet të hyjë në stadiumin e Napolit që mban emrin e legjendës së futbollit.

Maradona ndërroi jetë më 25 nëntor 2020 nga një atak në zemër dhe Napoli i bëri homazhe ish-lojtarit të tyre në disa mënyra, duke përfshirë riemërimin e stadiumit.

Megjithatë, kur vajza e Maradonës, Dalma, mbërriti në Napoli nga Argjentina për të bërë një dokumentar për fituesin e Kupës së Botës 1986, asaj iu ndalua hyrja në stadiumin që mban emrin e babait të saj.

Kjo pasi bashkia e qytetit nuk lejon askënd të hyjë në stadium të enjten dhe të premten, por edhe në fundjavë, ndaj Dalma nuk ka mundur të hyjë.

“Më duket e pabesueshme që nuk mund të hyj në stadiumin që mban emrin e babait tim”, tha Dalma për La Repubblica.

Sipas mediave në Itali, ajo mund të hyjë në stadium nga 22 dhjetori, por ka një biletë avioni për t'u kthyer në Argjentinë para kësaj date.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco