Broja-Bajrami-Bregu, shqiptarët që shënuan në mesjavë

Broja-Bajrami-Bregu, shqiptarët që shënuan në mesjavë

13:33, 16/12/2021

Armando Broja, Nedim Bajrami dhe Dejvi Bregu ishin lojtarët që në këtë mesjavë shkëlqyen me skuadrat e tyre duke gjetur rrugën e rrjetës.

Southampton po i falet gjithnjë e më shumë sulmuesit të kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, me 20-vjeçarin i cili këtë edicion po shkëlqen, teksa ka realizuar 4 gola në Premier League.

Ndaj Crystal Palace sulmuesi kuqezi dhuroi spektakël, duke realizuar një gol fantastik, që i mjaftoi skuadrës së tij për të marrë një pikë në këtë transfertë.

Broja është lojtari që ka shënuar më shumë gola nga futbollistët 20 vjeç e poshtë. Në të gjitha ndeshjet që ka shënuar Broja, Southampton nuk ka dalë duar bosh, duke marrë 3 barazime dhe një fitore.

Nga Anglia në Itali, aty ku Nedim Bajrami është kthyer në një lider në skuadrën e Empolit.

Mesfushori 22-vjeçar ishte protagonist në Kupën e Italisë, duke realizuar golin e katërt ndaj Veronës. Goli i dytë për Bajramin në Kupë dhe i pesti në këtë edicion.

Empoli i Bajramit, Ismajli, Asllanit dhe Ujkanit po bën mirë si në Serinë A, ku ndodhen në vendin e tetë pas Juventusit ashtu dhe në Kupë, ku do të përballen me Interin në raundin e 1/8.

Në Turqi po bën mirë dhe Devi Bregu, i cili ishte protagonist sërish në barazimin e Boluspor në transfertën e Samsunspor. 26-vjeçari arriti që të vendoste ekuilibrin 4-minuta pasi skuadra e tij ishte ndëshkuar, duke realizuar golin e pestë sezonal.

Edicioni i tij i parë në ligën e dytë turke po shkon mjaft mirë për vlonjaten, i cili është kthyer në një titullar të padiskutueshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco