Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama refuzon ftesën e Kurtit

FOTO/ Milanit i duhet një mbrojtës, ja cilin shënjestrojnë drejtuesit kuqezi

FOTO/ Milanit i duhet një mbrojtës, ja cilin shënjestrojnë drejtuesit kuqezi

13:05, 16/12/2021

Simon Kjaer ishte shndërruar së fundmi në një nga liderët e repartit defensiv të Milanit, mirëpo danezi pësoi një dëmtim të rëndë në ligamente dhe mund ta konsiderojë si të mbyllur këtë sezon.

Tashmë, drejtuesve kuqezinj iu lind nevojë për të bërë një ndërhyrje në merkaton e janarit dhe për të mbushur boshllëkun e lënë në prapavijë nga Kjaer.

Objektivi i italianëve është futbollisti i Lille, Sven Botman, i cili ka tërhequr vëmendjen e Maldinit dhe Massaras.

Image

Holandezi 21-vjeçar ka treguar cilësi në rolin e qendërmbrojtësit, teksa jo më kot klubi francez nuk pranon negociata nën shumën e 25 milionë eurove.

Aq më tepër që Lille është ende në Champions League dhe ka kaluar për në raundin e 1/8-tave teksa përballet me Chelsea dhe mendon të mos e dobësojë organikën e saj.

Megjithatë, një këmbëngulje e kuqezinjve kombinuar me përmbushjen e kërkesave financiare do të bënte që Lille të dorëzohej.

Sakaq, Milan mban nën vëzhgim edhe Christensen të Chelsea, apo Luiz Felipe të Lazio dhe Bremer të Torinos.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco