Anulimi i Kupës së Afrikës, reagojnë organizatorët

Anulimi i Kupës së Afrikës, reagojnë organizatorët

12:10, 16/12/2021

Më datë 9 janar është parashikuar të startojë Kupa e Afrikës. Një event shumë i rëndësishëm për këtë Kontinent, teksa kombëtaret afrikane grumbullojnë lojtarët më të mirë për të marrë në fund triumfin.

Ndërkohë, për edicionin e vitit 2022 ka pasur shumë dyshime në ditët e fundit nëse gjithçka do të zhvillohej sipas planit, duke qenë se në vendin organizator, Kamerunin, janë shtuar shumë rastet me COVID.

Disa prej klubeve kanë “kërcënuar” se nuk do t’i lejojnë futbollistët e tyre të udhëtojnë për në Kamerun si pasojë e shkallës së lartë të rrezikshmërisë.

Megjithatë, nga Federata e Kamerunit ka ardhur njoftimi se eventi do të zhvillohet sipas planit.

Një zyrtar i kësaj federate ka theksuar se lajmet për anulimin e kompeticionit janë false dhe spekulative.

Sipas organizatorëve është duke u bërë gjithçka dhe po punohet me orë të tejzgjatura, në mënyrë që Kupa e Afrikës të rezultojë e suksesshme në aspektin organizativ dhe futbollistëve të mos iu rrezikohet shëndeti si pasojë e virusit të rrezikshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco