Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet europiane, 'Vaterloja' e të majtës

UEFA dhe CONMEBOL rinovojnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit deri në vitin 2028

UEFA dhe CONMEBOL rinovojnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit deri në vitin 2028

09:26, 16/12/2021

UEFA dhe CONMEBOL kanë nënshkruar rinovimin e Memorandumit të Bashkëpunimi mes dy konfederatave deri më 30 qershor 2028.

Marrëveshja u arrit gjatë mbledhjes së zhvilluar përmes video-konferencës mes presidentëve dhe anëtarëve të Komiteteve Ekzekutive të të dy konfederatave, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Teksa kushtet e marrëveshjes origjinale mbeten po ato, ky memorandum i rinovuar përmban gjithashtu dispozita specifike në lidhje me hapjen e një zyre të përbashkët të UEFA/CONMEBOL në Londër dhe organizimin e mundshëm të një sërë aktivitetesh futbolli.

Aktiviteti i parë i përbashkët do të shohë fituesit e UEFA EURO 2020, Italia përballë fitueses së CONMEBOL Copa America 2021, Argjentinën në një ndeshje të quajtur “Finalissima” në Londër, më 1 qershor 2022.

Zyra e përbashkët në Londër do të inaugurohet zyrtarisht në fillim të vitit 2022.

Gjithashtu, ndër pikat esenciale të këtij bashkëpunimi strategjik është konfirmimi i ndërveprimit në unison mes dy konfederatave në funksion të rritjes së futbollit ndërkontinental dhe atij botëror.

Po ashtu është rënë dakord për organizimin e ndeshjeve mes ekipeve kombëtare të të dy kontinenteve, pa rënduar kalendarin aktual dhe duke mundësuar një model tërheqës sportiv për publikun.

Së fundmi theksohet intensifikimi i bashkëpunimit në fusha si futbolli i femrave, arbitrimi (siç ishte dhe shkëmbimi arbitrave në dy kompeticionet kulmante Europiani dhe Copa America), zhvillimi dhe shkëmbimi njohurive edukuese, trajningut dhe ekipeve të moshave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco