Vajza e Pele-s jep lajme rreth gjendjes së babait të saj

Vajza e Pele-s jep lajme rreth gjendjes së babait të saj

14:36, 09/12/2021

Rikthimi në spital i legjendës së futbollit, Pele, ka shqetësuar fansat e tij në të gjithë globin, por vajzat e 81-vjeçarit kanë reaguar në rrjetet sociale, duke dhënë informacione për gjendjen shëndetësore të tij.

“Për dy ose tri ditë babai do të kthehet në shtëpi për të festuar Krishtlindjen. Ky shtrim nuk ishte një surprizë, ishte pjesë e planifikuar e trajtimit,” – shkroi Kely Nascimento në Instagram, duke postuar një foto ku shfaqet motra e saj, Flavia Kurtz, duke përqafuar të atin, që nuk e fsheh buzëqeshjen, edhe pse në shtrat.

Të njëjtin imazh e publikoi edhe, Flavia, që u kërkoi të gjithë ndjekësve të saj të jenë “të qetë”, duke shpjeguar se kjo është “vizita e fundit e vitit në Ajnshtajn” për të vazhduar “trajtimin, me kontrolle të zakonshme dhe kimioterapi”. Ajo shkroi gjithashtu se “babai im është fantastik!”

Pelé, 81 vjeç, u shtrua në spital për t’iu nënshtruar një cikli të ri trajtimesh, pasi ishte operuar në të njëjtin spital për të hequr një masë tumorale në aparatin tretës (zorra e trashë), të zbuluar shtatorin e kaluar. Edhe spitali “Albert Ajnshtajn” bëri të ditur se “pacienti është në gjendje të stabilizuar dhe parashikohet që pas disa ditësh të dalë nga spitali”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco