Heroi i 'mrekullisë së Madridit' kundër Realit në Santiago Bernabeu, ndërron jetë portieri i famshëm danez

Heroi i 'mrekullisë së Madridit' kundër Realit në Santiago Bernabeu, ndërron jetë portieri i famshëm danez

13:53, 09/12/2021

Lars Hogh, ish-portier i Danimarkës dhe heroi i triumfit historik të Odense në Kupën UEFA 1994 në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit, ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare.

Hogh ka qenë një nga figurat më karizmatike në futbollin danez për dekadat e fundit. Si lojtar profesionist ai luajti për Odensen, plot 23 vjet (1977-2000) duke zhvilluar në total 871 ndeshje, që është rekordi absolut i klubit me të cilin fitoi tre kampionate daneze (1977, 1982, 1989).

Image

Ndeshja e tij më e bukur ishte e ashtuquajtura "mrekullia e Madridit", siç përshkruhet fitorja e Odense në Madrid kundër Real Madridit, pasi klubi danez përmbysi humbjen 3-2 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës UEFA 1994.

Hogh ishte fantastik në ndeshjen në të cilën Odense fitoi 2-0, teksa përballë kishte lojtarë të tillë si Michael Laudrup, Luis Enrique, Martín Vazquez dhe Emilia Butraguena.

Ai ishte nën hijen e Peter Schmeichel në kombëtaren daneze dhe luajti vetëm tetë ndeshje ndërkombëtare. Pas tërheqjes nga futbolli, Hogh punoi si trajner portierësh në disa klube daneze, dhe që nga viti 2007 në ekipin kombëtar ku drejtoi, ndër të tjera, Kasper Schmeichel, djalin e ish-bashkëlojtarit të tij.

Edhe pse ishte me kancer në pankreas që prej vitit 2018, Hogh ishte prezent  në Kampionatin e fundit Evropian, ku Danimarka arriti deri në gjysmëfinale.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco