U prezantua si trajner i Dortmundit, komedianit gjerman i ndalohet përjetësisht hyrja në stadium

U prezantua si trajner i Dortmundit, komedianit gjerman i ndalohet përjetësisht hyrja në stadium

13:17, 09/12/2021

Komediani dhe drejtuesi i talk show "TV total" Sebastian Pufpaff u ndalua përgjithmonë të hyjë në stadiumin e Borussia Dormtund pasi tentoi të futej në dhomat e zhveshjes së milionerëve fundjavën e kaluar para duelit me Bayernin, duke pretenduar se ishte trajneri Marco Rose.

Për ta bërë më të besueshme, ai kishte marrë me qira një autobus që ishte i ngjashëm me atë që përdorte Borussia dhe përfitoi nga ngjashmëria e madhe me trajnerin Rose, teksa u përpoq të hynte në dhomat e zhveshjes.

Mirëpo, para se të ndodhte kjo, u zbulua bllofi i tij dhe ai u nxorr jashtë nga stadiumi. Një nga rojet në hyrje i kërkoi një leje, dhe më pas i tha: "Ti nuk je trajneri ynë".

"Kush jam unë?" iu përgjigj Pufpaff, ndërsa gardiani i tha: "Nuk më intereson. Por ti nuk je trajneri ynë".

CEO i Borussia, Hans-Joachim Ëatzke, tha se Pufpaff ishte ndaluar të hynte në stadium përgjithmonë dhe klubi i Dortmundit kishte hequr dorë nga akuzat penale.

Pufpaff, i cili pretendon të jetë një tifoz i madh i Dortmund, konfirmoi ndalimin e përjetshëm për të hyrë në stadiumin e Borussia dhe u bëri thirrje tifozëve të Dortmundit që ta mbështesin për të zgjidhur situatën.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco