Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Shtyhen ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, shkak bëhet moti i keq

Shtyhen ndeshjet e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, shkak bëhet moti i keq

12:05, 09/12/2021

Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një deklarate në faqen zyrtare bëri me dije se ka vendosur të shtyjë ndeshjet Kategorisë së Parë dhe të Dytë, për shkak të motit të keq.

Rreth dy javë më parë, ndeshjet në Kategorinë e Parë dhe të Dytë u luajtën në një terren shumë të vështirë dhe për këtë arsye FSHF-ja ka marrë masa që ato situata të mos përsëriten më dhe ka shtyrë ndeshjet e kësaj jave.

“Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollin dëshiron të njoftojë klubet, tifozët dhe opinionin publik se për shkak të problemeve të krijuara nga moti me reshje të shumta në të gjithë territorin e vendit, java e 11-të e Kategorisë së Dytë do të spostohet për fundjavën e ardhshme.

Gjithashtu, ndryshime ka edhe në kalendarin e Kategorisë së Parë, me ndeshjet e javës që spostohen për tu luajtur ditën e martë. Ky vendim është marrë për të ruajtur cilësinë e garës duke parë situatën e motit.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco