Joan Laporta flet pas eliminimit të Barcelonës nga Champions League

Joan Laporta flet pas eliminimit të Barcelonës nga Champions League

11:09, 09/12/2021

Barcelona nuk pati sukses. Teksa kishin në dorë fatin e tyre, katalanasit u mundën me rezultatin 3-0 në fushën e Bayern Munich mbrëmjen e së mërkurës në raundin e 6-të të fazës së grupeve të Champions League. Në të njëjtën orë, Benfica fitoi ndaj Dinamos së Kievit, duke zënë vendin e dytë në grup.

Ashtu si Xavi , edhe Joan Laporta mbajti një fjalim të qartë në fund të takimit. " Tani më shumë se kurrë është koha për të qëndruar të bashkuar në të njëjtin drejtim. Lojtarët janë përpjekur, por nuk ka mundur. Jemi të trishtuar, por duhet të ecim përpara për ta kthyer këtë situatë.”

Laporta përfitoi nga prania e kamerave të TV3, duke shtuar se ende nuk kishte folur me Xavi dhe as lojtarët për atë që kishte ndodhur në “Allianz Arena”: “Shpresoj të flas me qetësi me Xavin, nuk kam pasur ende kohë”.

Pa dyshim, një goditje shumë e rëndë për Laportan dhe klubin, pasi eliminimi sjell pasoja të rënda edhe në nivelin ekonomik. Dhe fakti është buxheti është parashikuar në bazë të arritjes në çerekfinale të Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco