Casemiro: Benzema është numri 9 më i mirë në planet

Casemiro: Benzema është numri 9 më i mirë në planet

22:12, 06/12/2021

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, është ndalur te trajneri dhe Karim Benzema në prononcimin e dhënë përpara sfidës së nesërme ndaj Interit në Champions.

Carlo Ancelotti u rikthye në verë në postin e trajnerit të Real Madrid dhe mesfushori brazilian është mahnitur nga dëshira e madhe e italianit për të fituar.

Lojtari i “Los Blancos” ndalet edhe te mungesa e Karim Benzema, i cili po kalonte një formë të shkëlqyer sportive.

Casemiro thur elozhe për goleadorin francez, i cili synon të jetë gati në derbin e fundjavës me Atletico Madrid.

Ancelotti – “Kam mbetur shumë i befasuar prej tij, por edhe nga stafi teknik. Carlo ka ende shumë dëshirë për të fituar dhe për të treguar që mbetet një trajner klasi. Ai na transmeton dëshirën e tij në stërvitje dhe ndeshje. Jam habitur seriozisht, sepse pas kaq shumë viteve në futboll vjen një moment kur ke nevojë të lirohesh, por ai vuan më shumë se ne”.

Benzema – “Të humbasësh Benzema do të thotë të mbetesh pa numrin 9 më të mirë në planet. Gjithsesi, ne kemi edhe Jovic e Marianon. Luka meriton komplimente, zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer kundër Sociedad. Ai nuk po aktivizohet dot shumë, por është gjithmonë e vështirë të marrësh minuta kur ke përballë një kampion si Benzema”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco