Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

VIDEO/ Finale dramatike, ekipi fiton kampionatin në mënyrë të pabesueshme në minutat shtesë

VIDEO/ Finale dramatike, ekipi fiton kampionatin në mënyrë të pabesueshme në minutat shtesë

19:15, 06/12/2021

Në Paraguai është luajtur një nga “finalet” më të çmendura të viteve të fundit.

Guarani dhe Cerro Porteno diskutuan mes tyre titullin kampion në javën e fundit, sfidë që tifozët e Cerro nuk do e harrojnë kurrë, me fansat e ekipit vendas që përjetuan një dramë të dhimbshme.

Guarani renditej i dyti me dy pikë më pak se kryesuesit e Cerro dhe fitorja ishte alternativa e vetme.

Ndeshja nisi keq për ekipin mik, që mbeti me dhjetë lojtarë në minutën e 15-të, pas ndëshkimit me të kuq të Benitez.

Në stadium filloi festa, që shpërtheu kur Oviedo kaloi Guaranin në avantazh nëntë minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Skuadrat në pushim, tifozët vendas në ekstazë, por do luheshin edhe shumë minuta të tjera.

Gonzalez Cabral shënoi golin e dytë për Guaranin në minutën e 51-të.

2-0 për vendasit, Cerro me një lojtar më pak, por titulli nuk fitohet shumë lehtë, edhe pse te miqtë dukeshin të dorëzuar.

Tifozët e Guaranit nisën festën e parakohshme për trofeun që mungonte prej vitit 2016, dhe për të cilin duhet të presin akoma për ta shijuar.

Minutat shtesë janë një horror për vendasit, që mbetet me nëntë lojtarë pas daljeve me të kuq të Fernandez (90+2’) dhe “gardianit” Servio (90+3’).

Në portën e Guaranit futet mbrojtësi Marcos Caceres. Cerro merr zemër dhe gjen golin e parë me anë të Alberto Espinola (90+9’).

Panik në stadium, ndërsa Cerro beson dhe mbrojtësi Juan Gabriel Patino Martinez kalon në sulm, për të shënuar me kokë një gol historik (90+11’).

Çlirim dhe festë e jashtëzakonshme te lojtarët, stafet dhe tifozët e ekipit mik, Martinez feston që sjell të kuqin e katërt, por kohë nuk ka më, përballja përfundon 2-2 dhe Cerro Porteno fiton titullin e 34-t në histori, ndërsa Guarani, klubi i dytë më i vjetër në Paraguai, pësoi një “tragjedi” që duhet kohë për ta harruar…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco