Majlinda Kelmendi mbyll karrierën, nderohet me ceremoni shtetërore

Majlinda Kelmendi mbyll karrierën, nderohet me ceremoni shtetërore

12:19, 06/12/2021

Xhudistja kosovare ,Majlinda Kelmendi do të mbyllë zyrtarisht të gjitha aktivitetet e saj si xhudistë aktive.

Me këtë rast, do të organizohet një ceremoni nga presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani, e cila do të mbahet ne Institutin “Ali Hadri” në Prishtinë në orën 18:00.

Majlinda ka arritur suksese të mëdha në skenën botërore të xhudos ku gjatë karrierës së saj ka koleksionuar 46 trofe shumë të rëndësishme në këtë sport.

Kelmendi ka fituar 29 medalje të arta në, 6 të argjendta dhe 9 të bronzta.

Ajo do të largohet pas një karriere jashtëzakonisht të shquar, si kampione olimpike, kampione botërore (2 herë) dhe kampione kontinentale (4 herë).

Kelmendi do të mbahet mend si njëra prej atleteve më të mira shqiptare dhe si sportistja e parë që ia siguroi Kosovës një medalje olimpike, pasi e shkroi historinë në “Rio 2016” kur fitoi medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.

Ajo tashmë është angazhuar si trajnerë e këtij sporti përkrah trajnerit Driton Kuka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco