Dybala: Kemi gjëra të tjera për të folur, rinovimi i kontratës mund të presë

Dybala: Kemi gjëra të tjera për të folur, rinovimi i kontratës mund të presë

10:23, 06/12/2021

Paulo Dybala shënoi golin e dytë dhe të sigurisë ndaj Genoa, duke u bërë pjesë e rëndësishme e fitores së dytë radhazi të bardhezinjve. Kapiteni u intervistua pas ndeshjes së mbrëmshme dhe la pezull zërat për një rinovim të mundshëm me Juventusin:

“Klubi për momentin ka gjëra të tjera për të folur dhe për të zgjidhur, kështu që rinovimi im mund të presë. Ajo që po ndodh është më e rëndësishme”.

Lidhur me fitoren e radhës, e katërta në pesë ndeshjet e fundit, 10 argjentinase shtoi:

 “Mendoj se dominuam gjatë gjithë ndeshjes. Mbrojtësit ishin shumë të mirë në shtytjen tonë drejt suksesit. Me golin e Cuadrados padyshim luajtëm më të qetë, duhej të përpiqeshim ta mbyllnim ndeshjen dhe ia dolëm.

Ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë, të fitojmë, deri në fund të dhjetorit të grumbullojmë të gjitha pikët e mundshme për të shkurtuar hendekun me ata që kemi përpara”, përfundoi Dybala.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco