Salah nuk lodhet kurrë, sulmuesi synon të fitojë...

Salah nuk lodhet kurrë, sulmuesi synon të fitojë...

09:34, 06/12/2021

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka pranuar se dëshiron të fitojë ‘Topin e Artë’.

Egjiptiani ka 37 gola dhe asiste të kombinuar këtë sezon, por ende nuk ka fituar asnjë çmim individual.

Pavarësisht që është i lumtur me arritjet me Liverpool, Salah ka pranuar se është i interesuar të fitojë edhe çmime individuale.

“Në fund të ditës janë mendimet e njerëzve, por në mendjen time, jam lojtari më i mirë në botë, kjo është çfarë i them vetës sime”.

“Nuk mund të them se nuk dua ta fitojë “Topin e Artë” ose çmimin e lojtarit më të mirë nga FIFA, sepse dua ta fitojë njërën”.

“Por, nëse nuk fitojë asnjërën nuk është problem. Çdo gjë që dua, zakonisht e marr. E di që do ta fitojë ndonjërën më vonë, nuk jam i shqetësuar”, deklaroi ai.

Ndërkohë, në renditjen për Topin e Artë për vitin 2021, Salah u rendit në vendin e shtatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco