Sherr në fushë, trajneri i papërmbajtshëm kundër sulmuesit

Sherr në fushë, trajneri i papërmbajtshëm kundër sulmuesit

09:14, 06/12/2021

Alvaro Morata duket se po vuan problemet para portës te Juventusi. Sulmuesi është shfaqur shumë i tensionuar në sfidën e sotme dhe në momentin e zëvendësimit në pjesën e dytë të duelit ndaj Xhenoas, shpërtheu një sherr mes tij dhe trajnerit Masimiliano Allegri.

Morata mori karton të verdhë pas një kundërshtie ndaj gjyqtarit dhe vazhdonte komunikimin me të. Ndaj Allegri e nxori menjëherë nga fusha e lojës, duke menduar se mos do të ndëshkohej me të kuq. Mes tyre nisi një debat publik, me Allegrin që tërhoqi sulmuesin nga krahu pasi doli nga fusha duke i dhënë këndvështrimin e tij.

“I ke dhuruar një faull, duhet ta qepësh gojën. Kë bërë rrëmujë”, i tha Allegri i nervozuar sulmuesit.

Po çfarë bëra?”, iu përgjigj po në mënyrë të dukshme sulmuesi duke mos kursyer as trajnerin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco