Xavi pas humbjes së parë në pankinën e Barcelonës: Jemi në gjendje ta mposhtim Bayernin

Xavi pas humbjes së parë në pankinën e Barcelonës: Jemi në gjendje ta mposhtim Bayernin

12:02, 05/12/2021

Xavi Hernandez pësoi humbjen e parë në pankinën e Barcelonës. Skuadra katalanase u mund ditën e djeshme nga Betis me rezultatin 0-1.

Një rezultat që zhgënjeu jashtëzakonisht trajnerin e blaugranëve, i cili në konferencën për shtyp pas ndeshjes, u shpreh:

Ne meritonim më shumë, është turp që nuk morën diçka nga kjo ndeshje. Jam shumë i inatosur me golin që pësuam, sepse kishim punuar shumë për të shmangur gabime të tilla. Nuk e meritonim humbjen.

Kjo është Barcelona që duam, por duhet të përmirësohemi dhe të jemi taktikisht më të zgjuar. Nuk mund të dështojmë më, por mendoj se pjesa e dytë ishte e mirë”, tha Xavi pas ndeshjes.

Barcelona të mërkurën do të udhëtojë për në Mynih, ku do të luaj kundër Bayernit, i cili është jashtëzakonisht i fuqishëm dhe i pamëshirshëm kur përballë ka katalanasit.

Megjithatë, Xavi pret reagimin në ndeshjen e Championsit, kundër Bayernit.

"Personalisht, shoh një ekip të aftë për të shkuar në Mynih dhe për të fituar. Ky është qëllimi, nuk kemi zgjidhje tjetër. Kemi një nga ndeshjet më të vështira jashtë fushe, por do të luftojmë. Do ta përgatisim ndeshjen. Në mënyrën më të mirë, duhet të jemi dominues, të kemi topin dhe të luajmë sa më shumë në fushën kundërshtare”, ka theksuar Xavi.

Trajneri i Barcelonës humbi Gavi në ndeshjen me Betisin, i cili u dëmtua rëndë, ndërsa Ansu Fati me gjasë nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Bayernit.

"Nuk më pëlqen të rrezikoj. Nuk dua ta humbas për dy muaj të tjerë. Liga e Kampionëve është e rëndësishme, por edhe La Liga, Superkupa... Duhet të jemi të zgjuar dhe të kujdesshëm", tha Xavi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco