Motta lartëson Manajn: Ndaj Interit zhvilloi një ndeshje fantastike, pres më shumë nga ai

Motta lartëson Manajn: Ndaj Interit zhvilloi një ndeshje fantastike, pres më shumë nga ai

10:10, 05/12/2021

Rey Manaj duket se dalëngadalë me paraqitjet e zhvilluara po e fiton vendin e titullarit te ekipi i Spezia në Serie-A. Pasi e nisi nga minuta e parë kundër Inter, lushnjari pritet ta bëjë sërish këtë në ndeshjen e sotme ndaj Sassuolo. Ka qenë trajneri Thiago Motta, i cili në konferencë ka theksuar se lojtari i kombëtares së Shqipërisë, tashmë nuk e surprizon më.

“Unë jam i lumtur me Manaj, por kjo nuk vjen në këtë moment, ka 3-4 javë që më bind, e shoh mirë dhe tani nuk surprizohem më nga ai. Nëse stërvitesh në një mënyrë të tillë, atëherë je gati në momentin kur thërritesh në apel.

Ndaj Inter zhvilloi një ndeshje të vështirë dhe bëri një punë të mirë si nga ana individuale, ashtu edhe për ekipin. Në fazën ofensive bëri një ndeshje siç pritej sepse kundër Inter nuk mund të krijojmë 20 raste, por Manaj kishte mentalitetin e duhur.

Të shohim nëse do ta nisë sërish nga minuta e parë, nëse luan titullar pres të përsërisë atë që ka bërë në ndeshjet e kaluara, por edhe më shumë sepse e ka kapacitetin”, u shpreh Motta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco