Nagelsmann: Haaland është një lojtar i rrezikshëm, Lewandowski mund ta...

Nagelsmann: Haaland është një lojtar i rrezikshëm, Lewandowski mund ta...

15:06, 04/12/2021

Borussia Dortmund e pret në shtëpi Bayern Munichun në ndeshjen që luhet në orën18:30.

Dy skuadrat janë në vendet e para në Bundesligë momentalisht, Bayerni prin me 31 pikë, ndërsa Dortmundi është e dyta me 30 pikë.

Trajneri Julian Nagelsmann është i bindur te forca e skuadrës së tij edhe pse parashikon një ndeshje të fortë, pasi sipas tij, Borusia do të jetë një rival për titull deri në fund.

Trajneri i Bayernit është shprehur se skuadra kundërshtare ka lojtarë mjaft të forte, por Lewandowski i përballon më së miri.

"Haaland është një lojtar shumë i rrezikshëm, sidomos kur ka topin në këmbë. Nëse avancon me hapin e tij të zakonshëm mund të bëhet një problem për ne. Do të jetë e rëndësishme ta privojmë atë për të luajtur topin dhe të mos lejojmë të sprintojë në kundërsulme. Por, siç është Haaland problem për ne, edhe Lewandowski do të jetë një problem për ta. Robert di si të shënojë në ndeshje të tilla", tha trajneri.

"Ka momente kur presingu i tyre është shumë i lartë. Mendoj që dhe sot do të luajnë me të njëjtën mënyrë, gjithsesi është e vështirë për ta parashikuar. Të bësh presing aq lart, është e vështirë për 90 minuta si për ne dhe për ata. Borusia po kalon një formë të mirë dhe për t’i ndaluar na duhet të bëjmë një ndeshje perfekte", përfundoi Nagelsmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco