Klopp në tension: Është një çmenduri, nuk mund të fitosh me...

Klopp në tension: Është një çmenduri, nuk mund të fitosh me...

14:09, 04/12/2021

Jurgen Klopp ngriti edhe njëherë tjetër zërin për kalendarin e ngjeshur festiv të Premier Ligës gjatë këtij muaji. Liverpool do të ketë 8 ndeshje gjatë muajit dhjetor, përpara se të përballen me rivalët e Çelsit më 2 janar.

Në konferencën e së premtes, duke folur përpara transfertës së sotme me Wolves, tekniku gjerman tha: “Është një çmenduri. Ka qenë gjithnjë një çmenduri dhe do të vazhdojë të jetë. Gjithçka është në rregull në Angli derisa vjen Krishtlindja. Ndeshje në datat 26 dhe 28 dhjetor nuk është e drejtë, por ne duhet ta pranojmë.

Ne e bëjmë këtë, është traditë dhe e kuptoj. Por, nuk po përmirësohet. Kemi dy muaj përpara tani që do të jenë të vështirë për t’i menaxhuar. Por, lajmi i mirë është se kalendari është njëlloj për të gjitha klubet”, tha Klopp.

Ai refuzoi që të fliste për garën për titull, ndonëse skuadra e tij po ruan hapin e Chelsea dhe Cityt:

“A ka nisur gara për titull që tani? Nuk e di. Ky është një prej kampionateve më të vështira dhe cilësore. Është e pabesueshme se sa i fortë duhet të jesh për të fituar këtu. Por ai nuk fitohet në nëntor dhe dhjetor, vetëm mund të humbasësh në këto muaj”, përfundoi trajneri.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco