Nagelsman i bindur te forca e skuadrës së tij, Bayerni synon të...

Nagelsman i bindur te forca e skuadrës së tij, Bayerni synon të...

13:33, 04/12/2021

E gjithë vëmendja është në Dortmund, aty ku bavarezët do të luajnë një ndeshje shumë të rëndësishme për sezonin e ri.

Trajneri Julian Nagelsmann është i bindur te forca e skuadrës së tij edhe pse parashikon një ndeshje të fortë, pasi sipas tij, Borusia do të jetë një rival për titull deri në fund.

“Ndeshje të tilla nuk kanë nevojë për motivim edhe pse mendoj që është mirë që lojtarëve t’i thuhen dy fjalë. Të gjithë e dinë rëndësinë e kësaj “Klasikeje”. Për kampionatin është një reklamë e bukur, për ne është një mundësi për t’u shkëputur në +4 nga Borusia, ndërsa për ata një mundësi për të na parakaluar. Motivimi do të jetë i madh, ashtu dhe emocionet”, u shpreh trajneri.

Kimmich nuk është, Shanset që Goretzka të grumbullohet janë 60-40. Por, ai nuk është në 100% të formës së tij dhe për këtë arsye vështirë se mund ta nisë ndeshjen nga minuta e parë. Gnabry ka pasur një problem muskulor, gjendja e tij do të vlerësohet në orët në vazhdim”, përfundoi Nagelsmann.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco