Plani i fundit i Borussia Dortmund për të mbajtur Haaland

Plani i fundit i Borussia Dortmund për të mbajtur Haaland

11:56, 04/12/2021

Erling Haaland po kërkon me çdo kusht largimin, por Borussia Dortmund nuk do e lejojë të shkojë pa një “luftë”.

Klubi gjerman po përgatitet të bëjë një shtysë të madhe për të mbajtur sulmuesin norvegjez dhe është gati të dyfishojë pagën e tij.

Haaland aktualisht është me nëntë milionë euro në vit dhe raportet nga “Sky” në Gjermani tregojë se klubi po kërkon ta rrisë atë në rreth 16 deri në 18 milionë euro.

Kjo marrëveshje e re e mundshme nuk do të ndryshonte klauzolën e lirimit të sulmuesit, por do të zgjaste kontratën e tij aktuale.

Në verën e vitit 2022, Haaland mund të jetë në dispozicion për 75 milionë euro. Ky është një çmim relativ në tregun e sotëm për klubet elitare evropiane, një fakt të cilin Dortmundi e di shumë mirë.

21-vjeçari ka shënuar 13 gola dhe tetë asistime në 10 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco