Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Kategoria Superiore/ Ja cilat janë sfidat interesante të ditës së sotme

Kategoria Superiore/ Ja cilat janë sfidat interesante të ditës së sotme

09:23, 04/12/2021

Kategoria Superiore do të ulë siparin e javës së 11-të me 3 ndeshje të sotme.

Në orën 13:45, në stadiumin “Arena Egnatia” do të luhet sfida Egnatia-Tirana.

Bardheblutë e kryeqytetit synojnë kthesën pasi nuk fitojnë prej dy ndeshjesh dhe Kukësi i vendit të dytë është afruar ndjeshëm, ndërsa ekipi rrogozhinas nuk fiton prej 5 ndeshjes ku u largua dhe trajneri Gugash Magani dhe vendin e tij përkohësisht e ka zënë Përpaim Daiu.

Në po të njëjtin orar do të luhet në stadiumin e qytetit të Kamzës ndeshja Kastrioti-Kukësi.

Skuadra verilindore kërkon fitoren e radhës për t’i bërë sa më shumë presion Tiranës, ndërsa Kastrioti për të dalë nga vendi i fundit dhe për të marrë rezultat pozitiv.

Në orën 16:45, në stadiumin “AIR Albania” do të luhet takimi Partizani-Skënderbeu.

Skuadra e Ilir Dajës kërkon vazhdimësinë e rezultateve pozitive, pas fitores së fundit ndaj Teutës, ndërsa Skënderbeu kërkon fitoren ku i mungon prej dy ndeshjesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco