Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Vllaznia ia del me 10 lojtarë, Arapi e nis me barazim

Vllaznia ia del me 10 lojtarë, Arapi e nis me barazim

19:00, 03/12/2021

Nis me një barazim 1-1 aventura e Renato Arapit si trajner, me Teutën që kishte ndryshuar pak ose aspak nga ajo e Edi Martinit dhe që bëri shumë pak për të marrë fitoren, ndonëse pati epërsi numerike përreth 2/3-at e ndeshjes.

Sfida për shkodranët u komplikua shpejt, pasi sulmuesi kroat Ante Aralica kreu një faull naiv dhe të panevojshëm në mesfushë, duke u ndëshkuar me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-it dhe duke lënë të tijtë me 10 futbollistë për më shumë se një orë lojë.

Por ndonëse me një lojtar më pak, ishin pikërisht kuqeblutë u mbajtën mirë në pjesën e parë, duke shkuar një dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-0. Teuta e nisi vrullshëm pjesën e dytë dhe gjeti golin me Georgiev në minutën e 55-të.

Më pas kontrollin e lojës e morën shkodranët, që pasi “flirtuan” dy herë me golin, fillimisht me Da Silvën e më pas me Hoxhajn, gjetën golin e barazimit me Latifin në minutën e 70’, nëpërmjet një aksioni model, ku morën pjesë disa lojtarë.

Deri në fund pati shumë pak mundësi shënimi dhe vërshëllima finale e Laver Allës la në fuqi barazimin 1-1, me dy skuadrat që ndajnë nga një pikë, por që duket si fitore për shkodranët, duke qenë se luajtën për minuta të tëra me një lojtar më pak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco