Josa flet pas triumfit ndaj Dinamos: Rezultat i ekzagjeruar, duhet të jemi me këmbë në tokë

Josa flet pas triumfit ndaj Dinamos: Rezultat i ekzagjeruar, duhet të jemi me këmbë në tokë

17:53, 03/12/2021

Trajneri i Laçit, Mirel Josa, foli pas fitores së thellë ndaj Dinamos, ku u shpreh se rezultati ishte paksa i ekzagjeruar dhe i fton lojtarët e skuadrës të të qëndrojnë me këmbë në tokë.

“Rezultati 5-0 mund të quhet pak i ekzagjeruar, kur ke përballë një ekip të organizuar si Dinamo. Do të jem hipokrit nëse nuk them që lojtarët zbatuan atë që i thamë. Kishte momente që bëmë gabime në pjesën e parë, sidomos pas shënimit të golit.

Nuk duhet të ishim tërhequr, duhet të bënim më mirë në krah me Mazrekajn dhe Zarubica, pasi Guindo ishte një pikë referimi që fuste në lojë Lushkjen dhe Deliun. U rregulluam disi pas punës së Shehut dhe Malota-Ignjatovic shfaqën siguri.

Duhet shfrytëzu kualiteti i lojtarëve të krahut, Zarubica e ka treguar edhe më parë se çfarë ka dhënë për skuadrën. Ka pasur dëmtim në kavilje dhe po rimerr formën fizike.

Mazrekaj? Hera e parë që punoj me të në Shqipëri. Duhet të jemi me këmbë në tokë në përgjithësi, pasi na presin ndeshje të ngjeshura dhe shumë të forta.

Nuk mund të them që kam krijuar raporte të veçanta me Mazrekajn dhe Malotën, kemi edhe Ignjatovic lojtarë me eksperiencë, i cili ka pasur problemet e veta. Marrëdhënia e ime me grupin duhet të vazhdojë, pasi kemi shumë punë përpara.

Dinamo ka lojtarë cilësorë, Ibraimi godet portën, ai ndërroi pozicionin tri herë, e nisi si sulmues i fshehur, pastaj u kthye pas. E njoh shumë mirë si lojtar.

Laçi edhe përpara se të vija unë ka pasur futbollistë të mirë. Kryesorja është ajo që i marrim lojtarëve në fushë”, përfundoi trajneri i Laçit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco