Champions League/ Bayern Munich - Barcelona do të luhet me dyer të mbylura

Champions League/ Bayern Munich - Barcelona do të luhet me dyer të mbylura

17:02, 03/12/2021

Situata shëndetësore në Gjermani është përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit. Përballë rishfaqjes së rasteve pozitive me Covid-19, qeveria gjermane është e detyruar të marrë masa drastike. Kështu, përballja e Champions League e planifikuar për të mërkurën e 8 dhjetorit mes Bayern Munich dhe Barcelonës duhet ta paguajë çmimin.

Kështu, autoritetet gjermane kanë vendosur që kjo ndeshje do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Një vendim, i cili justifikohet nga përhapja e konsiderueshme e virusit në Gjermani. Prandaj, Allianz Arena nuk do të mirëpresë tifozët për këtë supersfidë. Një takim që premton të jetë vendimtar për Barcelonën në përpjekjen e saj për t'u kualifikuar në fazën e 1/16-tave...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco