Milan mund bindshëm Genoa-n, Napoli ndalet nga Sassuolo

Milan mund bindshëm Genoa-n, Napoli ndalet nga Sassuolo

22:55, 01/12/2021

Skuadra e Milanit ka mposhtur me rezultatin 3-0 Genoan në ndeshjen e javës së 15-të të Serisë A italiane, ndërsa liderët e kampionatit Napoli barazoi 2-2 kundër Sassuolos.

Milani e nisi ndeshjen mjaft mirë, duke kaluar në avantazh falë një goli të mrekullueshëm të Zlatan Ibrahimovic nga goditja e dënimit në minutën e dhjetë.

Ndërsa në fund të pjesës, Junior Messias shënoi golin e dytë për kuqezinjtë.

Çështjen e fituesit e zgjidhi Messias me golin e dytë presonal, ndërsa Milani me golin e tretë, i cili vendosi edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Liderit e Serisë A, skuadra e Napolit, ndonëse kishin epërsi 2-0 ndaj Sassuolos, në fund fitoi vetëm një pikë.

Ruiz shënoi në minutën e 51-të për epërsinë e napolitanëve dhe vetëm nëntë minuta më vonë Mertens shënoi golin e dytë dhe u duk se Napoli do ta fitonte lehtësisht ndeshjen.

Megjithatë, Scamacca shënoi për 1-2 në minutën e 72-të dhe Ferrari i solli një pikë skuadrës së tij me një gol në minutën e 89-të. Deri në fund të ndeshjes, Defrel shënoi për fitoren e Sassuolos, por arbitri e anuloi golin me ndihmën e teknologjisë VAR dhe pranoi udhëzimin se ishte bërë faull, megjithëse nuk e luajti në fushë.

Rezultatet dhe golashënuesit:

Genoa - Milan 0-3 (Ibrahimovic 10', Messias 45 + 2', 61')

Sassuolo - Napoli 2-2 (Scamacca 72', Ferrari 89' - Ruiz 51', Mertens 60')

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco