Ndërpritet ndeshja mes Watford dhe Chelsea, tifozi po lufton me jetën në tribuna

Ndërpritet ndeshja mes Watford dhe Chelsea, tifozi po lufton me jetën në tribuna

21:07, 01/12/2021

Ndeshja mes Watford-it dhe Chelseat në Premier League u ndërpre për shkak se një tifoz në tribuna shfaqi probleme, pas së cilës arbitri i dërgoi menjëherë lojtarët në dhomat e zhveshjes.

Kështu, ndeshja është ndërpre në minutën e 12-të për shkak se sipas informacioneve të para nga mediat angleze, një tifozi i është dhënë kujdes urgjent mjekësor në tribuna. Informacionet e para thonë se bëhet fjalë për atak në zemër.

Dyshohet se tifozi është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe mjekët po luftojnë për jetën e tij për momentin dhe ende nuk dihet nëse ndeshja do të vazhdojë dhe do të luhet deri në fund.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco