Materazzi i përgjigjet Ibrës, mbrojtësi italian i kujton kupat që nuk i ka fituar sulmuesit suedez

Materazzi i përgjigjet Ibrës, mbrojtësi italian i kujton kupat që nuk i ka fituar sulmuesit suedez

19:07, 01/12/2021

Marco Materazzi i është kundërpërgjigjur Zlatan Ibrahimovic, i cili në një interevistë të dhënë së fundmi u shpreh se ka ende llogari të hapura me mbrojtësin italian.

Në intervistën e tij Ibra tha se Materazzi është nga ata lojtarë që të markojnë vetëm për të të dëmtuar. Kjo nuk i ka pëlqyer italianit, i cili ka ironizuar sulmuesin nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Twitter”.

Image

Në postim janë dy foto, një e Kupës së Botës dhe tjetra e Champions-it. Ironia qëndron se këto dy trofe, Ibrahimoviç nuk i ka fituar kurrë në karrierë kurse Materazzi po. Respektivisht në 2006 me Italinë dhe në 2010 me Interin.

Përleshjet mes të dyve kanë dhënë gjithmonë emocione në fushën e lojës, por beteja vazhdon dhe jashtë saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco