Zyrtare/ Nis merkato në Bundesliga, Hertha Berlin firmos me shokun e Haaland

Zyrtare/ Nis merkato në Bundesliga, Hertha Berlin firmos me shokun e Haaland

18:50, 01/12/2021

Hertha Berlin ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit Fredrik Bjorkan nga FK Bodo/Glimt, lider i kampionatit norvegjez. Futbollisti nordik ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin nga Berlini. Shuma e transferimit nuk u bë e ditur. 23-vjeçari ishte protagonist nw humbjen e shkaktuar Romës në Europa Conference League në fund të tetorit.

“Hertha është një klub fantastik që mezi pres t’i bashkohem. Vendimi ishte i lehtë për t'u marrë, jo vetëm sepse disa norvegjezë kanë luajtur këtu para meje dhe klubi gëzon një reputacion të mirë në vendin tim” , tha Bjorkan në deklaratën e klubit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco