VIDEO/ E zë gjumi gjatë ndeshjes, presidentja e Norwich bëhet virale në rrjet

VIDEO/ E zë gjumi gjatë ndeshjes, presidentja e Norwich bëhet virale në rrjet

18:20, 01/12/2021

Një video vërtet interesantë është kapur nga regjia gjatë ndeshjes midis Newcastle dhe Norwich. Në ndeshjen që u luajt dje dhe përfundoi me rezultatin 1-1 ishte e pranishme edhe presidentja e Norwich, Delia Smith.

Gjatë fundit të ndeshjes, në minutën e 86-të kamerat fokusuan presidentet që po flinte ndërkohë që takimi ishte ende në zhvillim e sipër. Për pasojë, kjo gjë ka pushtuar rrjetet sociale.

Personazhe të shumtë filluan të bënin shaka me këtë gjë. Madje edhe vetë transmetuesi i ndeshjes, postoi në Twitter videon kur presidentja po flinte duke shkruar: “Zgjohu Delia, ndeshja nuk ka mbaruar ende”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco