Ibra këshillon yllin e ri të Milanit: Duhet të ndihmosh klubin, je talent i pazëvendësueshëm

Ibra këshillon yllin e ri të Milanit: Duhet të ndihmosh klubin, je talent i pazëvendësueshëm

17:53, 01/12/2021

Futbollisti spanjoll zbuloi se Zlatan Ibrahimovic e këshilloi atë të ndihmonte Milanin. Brahim Diaz ka kontribuar me tre gola në 10 ndeshje të luajtura këtë edicion në Serie A.

Diaz në një intervistë zboloi se si e këshilloi Ibrahimovic që ai ta ndihmojë klubin me talentin e tij.

“Ibrahimovic është në të njëjtën moshë me babin tim, Ai është si Benjamin Button, ai mund të luajë edhe për shumë vite të tjera.

Ai ende bën diferencën. Ai më thotë të bëj atë që di të bëj. Se kam një talent të madh dhe duhet ta ndihmoj skuadrën", shprehet Diaz.

Diaz u largua nga Malaga në janar 2014 dhe nënshkroi me ekipin e të rinjve të Manchester City. Ai kaloi pesë vjet te Citizens dhe u kthye në Spanjë në janar 2019, kur nënshkroi me Real Madridin ndërsa verën e këtij viti nënshkroi me Milanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco