‘Dhimbje koke’ për Xavin, dëmtohet futbollisti titullar

‘Dhimbje koke’ për Xavin, dëmtohet futbollisti titullar

17:33, 01/12/2021

Shtohen telashe për Barcelonën, që njoftoi ditën e sotme se do të duhet të bëjë pa shërbimet e mesfushorit Sergi Roberto në katër muajt e ardhshëm, për shkak të një dëmtimi të spanjollit.

Sergi Roberto ka pësuar një tërheqje muskulore në këmbën e djathtë dhe do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni në Finlandë gjatë kësaj jave, ndërsa rikthimi në fushë është parashikuar të ndodhë vetëm rreth muajit prill.

Bëhet fjalë për një mungesa mjaft të rëndësishme për Xavin, pasi Sergi Roberto është një xholi që mbulon disa pozicione në fushë, megjithatë pritet të rikthehet vetëm në fazën finale të sezonit, për t’u dhënë një dorë të tijve në arritjen e objektivave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco