Borussia Dortmund anulon biletat e shitura për derbin e madh me Bayernin

Borussia Dortmund anulon biletat e shitura për derbin e madh me Bayernin

16:42, 01/12/2021

Mediat gjermane shkruajnë se Borussia Dortmund ka anuluar të 67 mijë biletat e shitura për ndeshjen e së shtunës kundër Bayernit për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike në Gjermani.

Klubi, sipas Kicker, ka vendosur të anulojë të gjitha biletat për derbin e madh kundër Bayernit dhe janë të gatshëm të presin vendimin përfundimtar se sa tifozë u lejohet të futen në stadium.

Dueli mes Dortmund dhe Bayern është caktuar të shtunën në orën 18:30 dhe duhet thënë se këto dy skuadra aktualisht po luftojnë për vendin e parë në renditje pasi bavarezët pësuan një disfatë të papritur nga Augsburgu.

Kështu, Bayern është ende lider i Bundesligës me 31 pikë, ndërsa Borussia Dortmund është në vendin e dytë me 30 pikë. Nga ana tjetër, Bayerni ka një barazim dhe dy humbje.

Borussia nuk ka fituar në shtëpi ndaj Bayernit që nga 3 gushti 2019.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco