Lajmi i fundit

LIVE/ Mblidhet Këshilli Bashkiak i Himarës për drejtuesin e ri

Chelsea-Jorginho, kjo është situata aktuale

Chelsea-Jorginho, kjo është situata aktuale

15:45, 01/12/2021

Palët mund t’i nisin bisedimet për kontratën e re të futbollistit në muajt ardhshëm

Jorginho nuk i ka nisur ende bisedimet me Chelsean për vazhdimin e kontratës.

Mirëpo, një gjë e tillë duket se do të ndodhë në muajt e ardhshëm.

Për këtë ka siguruar menaxheri i përfaqësuesit italian, Joao Santos.

“Ne nuk jemi duke biseduar për ta zgjatur kontratën aktuale të tij me Chelsean. Ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Ndoshta do t’i hapim bisedimet në muajt e ardhshëm”, deklaroi Santos për portalin “Tuttomercatoweb”.

Jorginho e pati një vit të jashtëzakonshëm duke fituar Ligën e Kampionëve me Chelsean.

Gjithashtu, ai e fitoi edhe Kampionatin Evropian me Italinë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco