Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Deklarata e Allegrit prek Ronaldon: Votuan Messin, që teknikisht është më i miri në botë

Deklarata e Allegrit prek Ronaldon: Votuan Messin, që teknikisht është më i miri në botë

15:20, 01/12/2021

Lionel Messi fitoi “Topin e Artë” për herë të 7 në karrierën e tij, megjithatë suksesi i fundit i argjentinasit shkaktoi shumë debat, pasi një pjesë e mirë e opinionin sportive mendojnë se “pleshti” nuk kishte bërë mjaftueshëm për të merituar këtë vlerësim.

Së fundi në debat është përfshirë edhe trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, që me fjalët e tij mund t’i ketë prishur disi humorin edhe ish-futbollistit të bardhezinjve, Cristiano Ronaldos, i cili përfundoi në vendin e 6-të të renditjes.

“Kanë votuar Messin, që duhet thënë se është lojtari më i mirë në botë teknikisht, pasi në diskutime të tjera nuk dua të përfshihem”, deklaroi Massimiliano Allegri, i pyetur në lidhje me rezultatin e “Topit të Artë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco