Pique nuk tradhton: Preferoj të vdes, se të shkoj në Madrid

Pique nuk tradhton: Preferoj të vdes, se të shkoj në Madrid

09:26, 01/12/2021

Gerard Pique, në një intervistë të gjatë për një program televiziv në Spanjë foli për shumë tema që lidhen me futbollit dhe jo vetëm.

I pyetur se çfarë do ta bindte për të shkuar te Reali i Madridit, Pique dha një përgjigje epike: “Absolutisht asgjë. Preferoj të vdes, se të shkoj në Madrid”.

Messi në Paris: “Ishte një ditë shumë e vështirë kur më tha se do të largohej. Kemi ndarë 16 vjet dhomën e zhveshjes. Është pothuajse si vëlla. Ishte e vështirë në planin personal. Këtë vit gjërat nuk kanë nisur mirë. sepse ne kemi humbur më të mirin në histori. Ai fitoi ‘Topin e Artë’ duke dëshmuar se është më i miri në histori.”

Pika kulmore e karrierës: Fitimi i Kupës së Botës ishte momenti kulmor. Ne, 23 futbollistët, që përbënim atë ekip, do të hyjmë në histori. Do ta vendosja në të njëjtin nivel me triumfin e parë të trefishtë të Barcelonës. Liga e Kampionëve është në të njëjtin nivel me Kupën e Botës”.

Tërheqja nga futbolli: “Kam folur me kolegët e mi dhe kur të mbaron karriera, duket sikur je para një humnere. Luan që në moshën 16 vjeçare dhe befas një ditë mbaron gjithçka. Sado i përgatitur të jesh, të duhet një kohë e gjatë për t’u përshtatur me jetën e re. Përveç faktit që më parë keni qenë “yll” dhe më pas askush nuk të njeh. Në fakt, do të ishte mirë nëse do të përgatisnin njerëz për këtë ndryshim. Nëse nuk e menaxhon mirë pasurinë, ajo ikën shumë shpejt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco