Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Rangnick nuk do të jetë në pankinë për derbin e Premier League

Rangnick nuk do të jetë në pankinë për derbin e Premier League

21:38, 30/11/2021

Ralf Rangnick nuk do ta fillojë mbretërimin e tij në Manchester United deri pas ndeshjes të së enjtes në Premier League kundër Arsenalit .

Të hënën, United konfirmoi se 63-vjeçari ishte emëruar si trajner i përkohshëm i klubit me një kontratë deri në fund të sezonit.

Megjithatë, raporte të shumta tani thonë se gjermani nuk do të jetë në gjendje të zërë vendin e tij në pankinë për përballjen e rëndësishme me Topçinjtë .

Duke mos mbajtur një pozicion menaxherial që nga qershori 2019, Rangnick nuk kualifikohet automatikisht për një leje pune dhe duhet të kalojë procesin e aplikimit.

Michael Carrick do të mbetet në detyrën e përkohshme, pasi anglezi ka shënuar tashmë një fitore në Villarreal dhe një barazim ndaj liderëve të Premier League, Chelsea.

United thuhet se shpreson që Rangnick do të jetë në gjendje të fillojë zyrtarisht rolin e tij përpara takimit të së dielës me "Crystal Palace".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco