Seria A: Atalanta fundos Venecian, Fiorentina mposht me përmbysje Sampdorian

Seria A: Atalanta fundos Venecian, Fiorentina mposht me përmbysje Sampdorian

20:49, 30/11/2021

Skuadrat e Atalantës dhe Fiorentinës kanë regjistruar fitore në ndeshjet e tyre respektove në ndeshjen e javës së 15-të të Serisë A italiane.

Atalanta mposhti plotësisht Venezian në shtëpi dhe shënoi fitoren 4-0, ndërsa heroi i vendasve ishte mesfushori kroat Mario Pasalic i cili shënoi hat-trick, i dyti në karrierë për ekipin bergamask.

Pasalic fillimisht shënoi në minutën e 7-të për 1-0, ndërsa vetëm pesë minuta më vonë shënoi golin e dytë. Koopmeiners shënoi për 3-0 në minutën e 57-të, ndërsa golin e fundit e shënoi sërish Pasalic, i cili plotësoi kështu hat-trickn.

Atalanta me këtë fitore u ngjit në vendin e katërt të renditjes me 31 pikë, aq sa ka edhe Interi.

Në ndeshjen e dytë, e cila u luajt në orën 18:30, Fiorentina mundi me përmysje në shtëpi Sampdorian me rezultatin 3-1 .

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Gabbiadinit në minutën e 15-të, por në pjesën e parë Fiorentina arriti ta zgjidhë ndeshjen, duke realizuar përmbysjen. Fillimisht Callejon shënoi për 1:1 në minutën e 23-të, Vlahovis shënoi për 2-1 me golin e 12-të sezonal, ndërsa Sottil realizoi për 3-1 në të 45-ën.

Me këtë fitore, Fiorentina u ngjit në vendin e gjashtë të renditjes me 24 pikë të grumbulluara.

Renditja:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco