Barcelona ofertë zyrtare Salzburgut për Karim Adeyemi

Barcelona ofertë zyrtare Salzburgut për Karim Adeyemi

20:25, 30/11/2021

Karim Adeyemi është padyshim një nga talentet më premtues në botën e futbollit, teksa shumë skuadra të mëdha Europiane kanë shfaqur interes për të. PSG në Francë, Real Madrid dhe Barcelona në Spanjë apo Bayern Munich, Leipzig dhe Borussia Dortmund në Gjermani: të gjithë janë lidhur, drejtpërdrejt ose tërthorazi, më emrin e sulmuesit të Salzburg javët e fundit.

Ndërkohë që blaugranët kanë shkëmbyer disa biseda me agjentët e lojtarit në fjalë, “Sky” Gjerman shkon më tej dhe siguron që Barça i ka paraqitur një ofertë zyrtare klubit austriak për Karim Adeyemi. Media gjermane saktëson, megjithatë, se shuma e kësaj oferte është më e ulët se ajo e Dortmund. Sky shpjegon se duket se nuk ka gjasa që ta shohim futbollistin gjerman, me 15 gola dhe 2 asistime në 25 paraqitje këtë sezon, me kontratë deri në vitin 2024 me Salzburgun, t’i bashkohet katalanasve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco